Paketat e Menaxhimit të Rrjeteve Sociale
Pesë nivele paketash, nga prania bazë deri te zgjidhjet e personalizuara për marka të mëdha. Zgjidhni nivelin që i përshtatet fazës ku ndodhet biznesi juaj.
Vlerësuar me 5.0/5 nga klientët që na besojnë menaxhimin e rrjeteve sociale.
★★★★★
Google Ads Partner
Meta Business Partner
NIVELI 1 • PRANI BAZË
Paketa 1 – Social Start
Paketa për të krijuar dhe mbajtur një prani profesionale dhe të qëndrueshme në rrjetet sociale.
400–800 € / muaj në varësi të industrisë dhe volumit të punës (kontratë minimale 3 muaj)
Për kë është kjo paketë?
- Biznese të vogla dhe profesionistë që duan prani serioze dhe të rregullt online,.
- Biznese që nuk kanë kohë të merren vetë me postime, por duan profile të kuruara dhe të azhurnuara.
Çfarë përfshihet (klikoni për detaje)
Strategji fillestare njëmujore
Analizë e biznesit, audiencës dhe konkurrentëve, si dhe përcaktimi i mënyrës së komunikimit dhe llojeve kryesore të përmbajtjes.
Menaxhim deri në 2 rrjete sociale
Menaxhim i deri në 2 rrjeteve sociale, p.sh. Instagram + Facebook, ose një kombinim tjetër sipas nevojës.
Kalendar mujor i përmbajtjes
Planifikim i postimeve për gjithë muajin, në dakordësi me ju, që të dini gjithmonë se çfarë do të publikohet.
8–12 postime në muaj
Postime informuese, prezantuese, shpjeguese dhe promocionale, me dizajn grafik dhe tekst të shkruar posaçërisht për rrjetet sociale.
15 “stori” në muaj
Postime të përkohshme (story) për njoftime, lajme dhe momente nga përditshmëria e biznesit (prapaskenat).
Vëzhgim i komenteve dhe mesazheve
Kontroll ditor (brenda orarit të punës) dhe njoftim për mesazhet/komentet që kërkojnë përgjigje nga ju.
Raport mujor
Përmbledhje e audiencës së arritur, numrit të ndjekësve, angazhimit dhe sugjerime për përmirësim.
Foto & video në këtë paketë
Përdorim të materialeve ekzistuese të biznesit (foto/video që keni) dhe imazheve apo videove stock kur është e nevojshme. Përpunimi është i thjeshtë, pa xhirime të dedikuara.
Nuk përfshihet automatikisht
Krijim videosh me zë (narracion), fotograf profesionist në vendndodhjen tuaj dhe përdorimi i modeleve (aktorë/modelë). Këto mund të shtohen si opsione shtesë me kosto të veçantë.
Afati i bashkëpunimit
Kontratë minimale 3 muaj për të ndërtuar një prani të qëndrueshme dhe për të parë efektet e punës.
NIVELI 2 • RRITJE
Paketa 2 – Social Growth
Paketa për biznese që duan rritje të dukshme të audiencës dhe angazhimit, me përmbajtje më të shpeshtë, më kreative dhe me video me zë + foto/video profesionale herë pas here.
900–1,500 € / muaj në varësi të numrit të rrjeteve dhe volumit të foto/video (kontratë minimale 6 muaj)
Për kë është kjo paketë?
- Biznese që kanë tashmë një audiencë dhe duan të rriten më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme.
- Marka që e shohin Instagram/TikTok/Facebook si kanal të rëndësishëm komunikimi dhe imazhi.
Çfarë përfshihet (klikoni për detaje)
Strategji mujore e detajuar
Përgatitje e rubrikave, temave, ritmit të postimeve dhe formateve të përmbajtjes (shpjeguese, histori klientësh, prapaskena, stil jete, etj.).
Menaxhim deri në 3 rrjete sociale
Menaxhim deri në 3 rrjete sociale, p.sh. Instagram, Facebook dhe TikTok/LinkedIn, sipas profilit të biznesit tuaj.
12–16 postime në muaj
Krijim i 12–16 postimeve në muaj me dizajn, albume (carousel) dhe formate të përshtatura për çdo rrjet.
20–25 “stori” në muaj
Publikim i 20–25 story-ve me pyetje, anketa, njoftime dhe momente nga përditshmëria e biznesit.
Menaxhim i komunitetit
Moderim i komenteve (brenda orarit të punës) dhe përgjigje ndaj pyetjeve të shpeshta, sipas tone of voice të dakordësuar me ju.
Përmirësim i profileve
Rregullim i bio-s, highlights, kopertinave, lidhjeve me faqen tuaj dhe butonave të veprimit (telefon, mesazh, rezervim, etj.).
Raport mujor + 1 takim online
Raport mujor me performancën, postimet më të suksesshme, të dhëna nga audienca dhe plan për muajin pasardhës, plus 1 takim online për diskutim.
Video me zë – të përfshira
Krijimi i 2–4 videove në muaj me zë (pronari, stafi ose zë i jashtëm), në format vertikal, me montazh, titra dhe tekst në ekran.
Foto + video nga fotograf profesionist – periodike
Përfshihet një ditë fotografimi/xhirimi çdo 2–3 muaj me fotograf profesionist, nga ku krijohen foto dhe video për disa muaj përmbajtje.
Modele
Përdorimi i modeleve (aktorë/modelë) nuk është i përfshirë në çmimin e paketës. Nëse nevojiten, llogariten veçmas sipas numrit të personave dhe kohëzgjatjes së xhirimit.
Çfarë nuk përfshihet?
Menaxhimi i reklamave me pagesë (fushatat) nuk përfshihet në këtë paketë, por mund të ofrohet si shërbim veç. Projekte të mëdha xhirimi me disa ditë radhazi dhe skenar kompleks trajtohen si projekte të veçanta.
Afati i bashkëpunimit
Kontratë minimale 6 muaj për të ndërtuar rritje të qëndrueshme dhe për të testuar formatet që funksionojnë më mirë.
NIVELI 3 • PERFORMANCE
Paketa 3 – Social Performance
Paketa e kombinuar për rritje organike dhe fushata me pagesë, me fokus tek rezultate të matshme (klikime, kontakte, rezervime, shitje) dhe pamje vizuale premium.
1,200–2,500 € / muaj pa llogaritur buxhetin e reklamave (kontratë minimale 3–6 muaj)
Për kë është kjo paketë?
- Biznese që duan edhe imazh, edhe rezultate konkrete.
- Klinika, kurse, trajnime, agjenci, shërbime B2B, etj., që mbështeten shumë te kërkesat (lead-et).
Çfarë përfshihet (klikoni për detaje)
Gjithçka nga Social Growth, plus:
Të gjitha elementet e paketës Social Growth (përmbajtje, story, komunitet, foto/video periodike), të kombinuara me një shtresë të plotë menaxhimi fushatash me pagesë.
Strategji mujore e fushatave me pagesë
Planifikim i llojeve të fushatave (vizitorë në faqe, kontakte, rezervime, shitje), audiencave dhe ofertave që do testohen çdo muaj.
Menaxhim i reklamave në 1–2 rrjete sociale
Menaxhim i fushatave me pagesë në 1–2 rrjete, p.sh. Instagram dhe Facebook, TikTok ose LinkedIn, sipas atyre që kanë më shumë ndikim për biznesin tuaj.
Krijim materialesh për reklama
Imazhe dhe video të përshtatura për reklama, me tekst të formuluar për të nxitur klikime, mesazhe ose porosi, në varësi të objektivit.
Vendosje dhe optimizim i fushatave
Konfigurim i fushatave, testim i versioneve të ndryshme (kreativa, audienca, pozicionime) dhe rregullim i buxhetit sipas rezultateve.
Matje dhe gjurmim
Vendosje e kodit të gjurmimit (pikselit) dhe ngjarjeve kryesore (formë e plotësuar, shtim në shportë, blerje, etj.), në bashkëpunim me zhvilluesin e faqes. Analizë e kostos për klikim, kostos për kontakt dhe kostos për porosi atje ku ka kuptim.
Raport mujor i plotë
Përmbledhje e performancës organike dhe fushatave me pagesë, me rekomandime konkrete për muajin tjetër.
2 takime online në muaj
Një takim për planifikimin e muajit dhe një takim për analizë të rezultateve dhe vendime për optimizim.
Video me zë – volum më i madh
Krijimi i 25–35 story + video me zë në muaj, të përshtatshme si postime organike dhe si materiale për reklama.
Foto + video nga fotograf profesionist – çdo muaj
1 ditë fotografimi/xhirimi në muaj me fotograf profesionist, për foto të produkteve, ambienteve, stafit dhe video të shkurtra treguese.
Modele
Paketë e përshtatshme për përdorimin e modeleve (aktorë/modelë), por pagesa e tyre llogaritet veçmas, sipas numrit dhe kohëzgjatjes së xhirimit.
Menaxhim i reputacionit online
Monitorim dhe reagim i strukturuar ndaj komenteve dhe review-ve negative, si dhe menaxhim i situatave kur biznesi përmendet në mënyrë jo korrekte në portale apo media online. Qëllimi është të mbrohet reputacioni i markës dhe të komunikohet qartë pozicioni juaj.
Çfarë nuk përfshihet?
Buxheti i reklamave (shuma që i paguhet vetë rrjetit social) nuk përfshihet në çmim dhe paguhet direkt nga klienti. Projekte shumë të mëdha ndërkombëtare me shumë vende dhe gjuhë trajtohen si zgjidhje e personalizuar.
Afati i bashkëpunimit
Kontratë minimale 3–6 muaj, në varësi të objektivave dhe ciklit të shitjes së biznesit tuaj.
NIVELI 4 • ECOMMERCE
Paketa 4 – Rrjete Sociale për Dyqane Online
Paketa për dyqane online që duan të përdorin rrjetet sociale si kanal të vërtetë shitjesh, jo thjesht për postime prezantuese.
1,800–4,000 € / muaj pa përfshirë buxhetin e reklamave (kontratë minimale 6–12 muaj)
Për kë është kjo paketë?
- Dyqane online (faqe me produkte dhe porosi në internet).
- Biznese me katalog produktesh, oferta sezonale dhe lançime të shpeshta, që duan më shumë porosi nga Instagram, Facebook, TikTok, etj.
Çfarë përfshihet (klikoni për detaje)
Strategji mujore për përmbajtjen dhe fushatat
Planifikim i temave, produkteve që do theksohen, ofertave dhe kombinimeve që shiten më mirë çdo muaj.
Menaxhim i 2–3 rrjeteve sociale
Menaxhim i 2–3 rrjeteve sociale, zakonisht Instagram, Facebook dhe TikTok, sipas audiencës suaj kryesore.
12–20 postime në muaj
Krijim i 12–20 postimeve në muaj, të fokusuara te produktet, kombinimet, vlerësimet e klientëve, ofertat dhe koleksionet e reja.
Postime të përkohshme dhe video të shkurtra
25–35 story dhe video të shkurtra vertikale për oferta, njoftime, numërim mbrapsht, pyetje/anketa dhe prezantim produktesh.
Menaxhim i “dyqanit” në rrjetet sociale
Kur është e mundur, krijim dhe rregullim i katalogut të produkteve në Instagram/Facebook, vendosje çmimesh dhe etiketim i produkteve në postime dhe story.
Fushata me pagesë për dyqanin online
Fushata për të sjellë vizitorë në dyqan dhe fushata për t’i kthyer në klient vizitorët që kanë parë produkte ose kanë shtuar në shportë, por s’kanë përfunduar porosinë.
Matje dhe përmirësim i vazhdueshëm
Vendosje dhe kontroll i kodit të gjurmimit që mat shtimin në shportë dhe blerjet (në bashkëpunim me zhvilluesin e faqes, kur nevojitet), me rishikim të rregullt të rezultateve dhe optimizim të fushatave.
Raport mujor me fokus te shitjet
Raportim mujor për numrin e porosive dhe të ardhurat nga rrjetet sociale, llojet e postimeve dhe fushatave që kanë funksionuar më mirë dhe plan veprimi për muajin tjetër.
2–3 takime online në muaj
Planifikim i muajit, rishikim i rezultateve dhe vendim për hapat e radhës, 2–3 herë në muaj sipas nevojës.
Foto dhe video në këtë paketë
Përdoren foto dhe video që keni vetë për produktet, si dhe materiale nga fotosesione ekzistuese. Produksioni i ri foto/video (fotograf profesionist, xhirime të posaçme, modele) trajtohet si shërbim shtesë me çmim të veçantë.
Afati i bashkëpunimit
Kontratë minimale 6–12 muaj, pasi rritja e shitjeve nga rrjetet sociale kërkon kohë, testim dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Menaxhim i reputacionit online
Monitorim dhe reagim i strukturuar ndaj komenteve dhe review-ve negative, si dhe menaxhim i situatave kur biznesi përmendet në mënyrë jo korrekte në portale apo media online. Qëllimi është të mbrohet reputacioni i markës dhe të komunikohet qartë pozicioni juaj.
NIVELI 5 • ENTERPRISE
Paketa 5 – Rrjete Sociale për Ndërmarrje të Mëdha (e personalizuar)
Paketa e menduar për marka dhe kompani të mëdha, që kanë disa tregje, disa gjuhë ose disa lloje audiencash, dhe duan një zgjidhje tërësisht të personalizuar për rrjetet sociale.
nga 3,000–5,000 € / muaj e lart pa përfshirë buxhetin e reklamave; përcaktohet sipas tregjeve, rrjeteve dhe volumit të përmbajtjes
Për kë është kjo paketë?
- Kompani me prani në disa qytete ose shtete.
- Marka që kanë disa linja produktesh ose disa marka nën të njëjtën ombrellë.
- Biznese që kanë nevojë për koordinim të vazhdueshëm mes ekipit të brendshëm të marketingut dhe një ekipi të jashtëm.
Çfarë përfshihet (klikoni për detaje)
Strategji të plotë për rrjetet sociale
Hartim strategjie në periudha tremujore, me objektiva të qarta (ndërgjegjësim, imazh, shitje, rekrutime, etj.) për secilin treg dhe gjuhë.
Planifikim për shumë rrjete sociale dhe shumë tregje
Krijim kalendarësh të veçantë përmbajtjeje për çdo treg/gjuhë, kur është e nevojshme, në përputhje me kulturën dhe audiencën lokale.
Ekip i dedikuar
Përfshirje e një ekipi të dedikuar për: strategji, menaxhim rrjetesh sociale, dizajn, shkrim tekstesh dhe menaxhim fushatash me pagesë.
Përmbajtje e rregullt shumëgjuhëshe
Krijimi i postimeve, story-ve, videove dhe përmbajtjeve të tjera të përshtatura për çdo treg dhe gjuhë, duke pasur parasysh kulturën dhe pritshmëritë e audiencës.
Fushata të avancuara me pagesë
Fushata të mëdha me disa qëllime (njohje marke, trafik, kontakte, shitje), në disa shtete ose segmente të ndryshme audiencash.
Raportim i detajuar
Raporte mujore ose tremujore me të dhëna të thelluara për çdo treg dhe rrjet social, si dhe rekomandime për ndryshime strategjike.
Koordinim i ngushtë me ekipin e brendshëm
Takime të rregullta online me ekipin tuaj të marketingut, drejtuesit e kompanisë dhe, kur është e nevojshme, me ekipin e shitjeve për të sinkronizuar fushatat.
Foto, video dhe modele në këtë paketë
Mund të përfshihen fotografime dhe xhirime periodike në disa lokacione, video me tregim (me zë) për markën, produktet, stafin dhe klientët, si dhe përdorimi i modeleve (aktorë/modelë) për fushata të ndryshme, sipas planit të rënë dakord.
Afati dhe investimi
Zakonisht kërkohet një bashkëpunim të paktën 12-mujor. Investimi final përcaktohet sipas numrit të tregjeve, rrjeteve sociale, volumit të përmbajtjes dhe nivelit të produksionit foto/video.
Menaxhim i reputacionit online
Monitorim dhe reagim i strukturuar ndaj komenteve dhe review-ve negative, si dhe menaxhim i situatave kur biznesi përmendet në mënyrë jo korrekte në portale apo media online. Qëllimi është të mbrohet reputacioni i markës dhe të komunikohet qartë pozicioni juaj.
KUSH NA KA BESUAR